Kosova
Thaçi do të kërkojë nga Merkel mbështetjen për fazën e fundit të dialogut
Ai do të kërkojë mbështetjen e Kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe dinamizimin e perspektivës evropiane
Me ftesë të Kancelares Angela Merkel, Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Berlin. Presidenti do të kërkojë nga Merkel mbështetjen gjermane në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim do të bisedohet edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera.
Thaçi do të kërkojë mbështetjen e Kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe dinamizimin e perspektivës evropiane.
Ndërsa në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt”, Thaçi ka thënë se “pa njohje të Kosovës nga Serbia, s’ka avancim në marrëdhëniet bilaterale”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















