Kosova
S’ka interesim të specialistëve për punësim në Spitale
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton se në konkursin publik për vende të lira pune, për 22 profile të ndryshme mjekësore, ku u kërkuan 28 specialistë, në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm, edhe pse ekzistojnë vendet e lira të punës të aprovuara në buxhetin e vitit 2018, transmeton albinfo.ch.
“Sa për ilustrim, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ishte kërkuar 1 specialist i ORL, por nuk ka pasur të interesuar, po ashtu nuk kishte aplikant për specialist të radiologjisë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ishin kërkuar dy kirurgë të përgjithshëm, por nuk ka pasur fare aplikues. SSHKUK-ja njofton se edhe në Spitalin e Mitrovicë në tri pozita nuk ka pasur fare aplikant për punësim si specialist i neurologjisë, ORL-së, dhe për specialistë në repartin e infektives.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














