CH-Ballkani
Deputeti grek: Ktheni shqiptarët aty ku ishin askushi
"Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë”, deklaroi ai
Në parlamentin e Greqisë është diskutuar miratimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të dy ministrive të Jashtme për përshpejtimin e procedurave të integrimit të Shqipërisë në BE-drafti ligjor, ku ka pasur një reagim tepër të ashpër ndaj shqiptarëve.
Deputeti i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris nuk ka ngurruar të japë një “show” të vërtetë shpërthimi racist, duke u referuar dhe tek pjesëmarrja e Eleni Fureira në Eurovision, si dhe nuk la pa përmendur rastin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, i cili para disa vitesh, pozoi me fanellën e UÇK-së, përcjell albinfo.ch.
Qëndrimi i ashpër i Kasidiaris ka bërë bujë në median vendase, duke e dënuar haptazi mjaft prej tyre.
“Ju e shihni kush janë shqiptarë. Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UÇK-së, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe. Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë”, deklaroi ai.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











