Kosova
Diaspora dërgon 1 miliard e gjysmë euro në vit
Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati ka theksuar se është duke u tejkaluar faza ku diaspora është parë vetëm si rruga prej nga vinë remitancat.
Ai në emisionin “Përballje” të RTK-së ka thënë se rreth një miliard e 500 milionë euro hynë nga diaspora në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Remitancat janë njëri prej mekanizmave kryesore për të ruajtur paqen sociale në vend, ndonëse në mënyrë krejt indirekte ato ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shtuar Murati.
Sipas tij, janë diku 600 deri në 650 milionë euro që mërgimtarët i shpenzojnë kur vinë në vizitë në Kosovë, lëvizjet që ndodhin gjatë tërë vitit.
“Ka biznese të fuqishme në Kosovë që mua personalisht më kanë thënë që ata me punën që e bëjnë gjatë tre muajve të verës, mbijetojnë gjatë 9 muajve tjerë”, ka theksuar Murati.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













