Kosova
Diplomati kosovar s’ka buxhet për qira, strehohet te familjarët
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork të SHBA-së është zhytur në “fukarallëk”.
Që disa muaj ka mbetur pa para në xhirollogari duke mos arritur ta paguajë as qiranë e banimit për diplomatët dhe familjarët e tyre.
Për situatën e rëndë me financa është njoftuar edhe ministri Behgjet Pacolli përmes një komunikimi elektronik të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta.
Aty shefja e Konsullatës, Teuta Sahatçiu, tregon për vështirësitë me të cilat është përballur diplomati Lulzim Krasniqi, me të zbarkuar në Nju Jork.
Ai është shtrënguar të strehohet tek familjarët e tij, pasi në mungesë të mjeteve financiare është dashur të largohej nga hoteli ku ishte vendosur përkohësisht, shkruan “Koha Ditore”.
Sahatçiu në letër fillimisht e njofton kreun e MPJ-së se diplomati i ri, i caktuar të shërbejë në Konsullatën në Nju Jork, tashmë ka arritur dhe po përgatitet të marrë përsipër detyrat që e presin, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













