CH-Ballkani
Kosova e Maqedonia, me marrëveshje në fushën e kinematografisë
Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit në fushën e kinematografisë në Festivalin e Cannes.
Kjo marrëveshje do të ndihmojë në zhvillimin e prodhimit të filmit dhe do të inkurajojë zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore dhe teknologjike mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë tha se të dyja vendet kanë bashkëpunim shumë të mirë në këtë fushë, ndërsa marrëveshja është e rëndësishme për të ardhmen e filmbërësve.
“Ky është një moment shumë i veçantë, sepse nënshkruhet marrëveshja e parë e këtij lloji dhe pikërisht me shtetin fqinj, me të cilin kemi një histori të shkëlqyeshme të bashkëprodhimit”, u shpreh drejtori i QKK-së, Arben Zharku. Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i cili tha se kinematografia e vendit tonë është shembull i suksesit. Maqedonia është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kinematografisë kosovare, vetëm brenda vitit të fundit katër projekte kanë gjetur mbështetje nga ky shtet.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











