Kosova
Haradinaj takon zv.ministrat, disa ankohen për mos përfillje nga ministrat
Pas fjalës së Haradinajt, zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, ka shprehur pakënaqësi për trajtimin që i bëhet atij nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar zëvendësministrat për të diskutuar për raportet e tyre të punës.
Haradinaj ka kërkuar që përveç aktiviteteve të pasqyruara, në raportet e punës së zëvendësministrave duhet të përfshihen edhe efektet e punës së tyre.
Në fjalën hyrëse, Haradinaj ka kërkuar që raporti i ardhshëm i punës së zëvendësministrave të bëhet pas 6 muajsh, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një dëshmi që secili e ndien peshën e përgjegjësisë, ju e dini që keni përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese. Raportet janë një raportim i aktiviteteve tuaja, këto janë dinamikat e juaja, kjo është dëshmi që ju keni hy në punë, jeni në temën tuaj. Ka pasur seriozitet nga të gjithë. Na nevojitet aktivitet dhe angazhim se çka janë rezultatet e punës tonë si zv.ministra”, ka thënë ai.
Pas fjalës së Haradinajt, zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, ka shprehur pakënaqësi për trajtimin që i bëhet atij nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.
“Kam vërejtje në komunikim me ministrin. Nuk e di zyrën e ministrit tim dhe jam në pozitë të vështirë çdo mëngjes. Kam heshtur për hir të zhvillimeve që kanë ndodhur”, ka thënë ai.
Me të marrë fjalën zëvendësministri Dedaj, mediat janë larguar nga ky takim. Qeveria Haradinaj numëron mbi 70 zëvendësministra.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













