Jeta në Zvicër
Përmes hipnozës për gjetjen e 900 mijë frangave
Qytetari 27-vjeçar i Lucernit i cili i humbi kriptovalutat në një shumë prej 850.000 frangash, nuk e ka ndërmend të dorëzohet: Tani ai do të rikonstruktojë rastin me hipnozë, në ditën që i humbi dy memorie me kriptovaluta.
Po bëhet më tepër se një muaj, që kur Thomas T. nga Lucerni e humbi çantën e tij në të cilën kishte dy memorie të kriptovalutave. Për atë i cili do ta gjente çantë e tij, atëbotë Thomasi premtoi shpërblim prej 5 për qind të vlerës së çantës.
Vlera e saj atëbotë ishte 850.000 franga, pra shpërblimi do të ishte 40.000 franga. Për informata të mëtutjeshme, ai ka vënë në dizpozicion e-mailin [email protected] në të cilin informatat janë të mirëseardhura, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Nga fillimi i këtij muaji, në mënyrë që të nxisë gjetësin t’ia sjellë çantën, Thomasi e ka rritur shpërblimin nga 5 në 15 për qind, pasi vlera e kriptovalutave në ndërkohë është rritur në 900.000 franga.
Po që se ndokush ia sjellë çantën me kriptovalutat, Thomasi do ta shpërblejë me 127.500 franga.
Për Thomas T. tani ka lindur një shpresë e re. Të martën, ai do ta rikostruktojë rastin e 9 prillit me hipnozë, në mënyrë që të kujtohet për gjithçka. “Qëllimi është që të më kujtohet detaji se kur e kam parë për herë të fundit çantën, apo nëse vërtetë e kisha lënë në veturë”, pohon Thomas T.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












