Kosova
Mbi 750 milionë euro nga diaspora
Dërgesat nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të paraqesin një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare.
Ato paraqesin burime që sigurojnë gjendje stabile sociale dhe këto para kryesisht shkojnë në konsum të familjeve dhe shumë pak për investime në biznes.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), remitencat nga diaspora brenda një viti shkojnë në mbi 750 milionë euro, transmeton RTK.
“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro, kurse në vitin 2016 u dërguan 691 milionë euro. Në dy muajt e parë të vitit 2018 janë dërguar 108.3 milionë euro”, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së, përcjell albinfo.ch.
Dërgesat e diasporës, sipas kanaleve të dërgimit më së shumti dërgohen nga agjencitë për transferim të parave, ndjekur nga kanalet e tjera të dërgimit dhe bankat.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














