Kosova
Veseli: Ka deputetë që paraqiten në seanca sa për mëditje
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është i sigurt se qytetarët do të mund të lëvizin të lirë në fund të këtij viti.
Në diskutimin publik, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës mes deputetëve, shoqërisë civile dhe mediave rreth monitorimit të Kuvendit, ai ka pranuar se ka deputetë që në sallë plenare shkojnë vetëm sa për t’u nënshkruar për mëditje, por ka thënë se ka shumë të tjerë që punojnë me dinjitet, përcjell albinfo.ch.
“Rinia do perspektivë dhe të mos lejojmë që të dalin. Jam bukur i sigurt që në fund të vitit do të kemi liberalizim. Zgjedhja e jetës sonë duhet të jetë Kosova, transformimi ekonomik dhe thellimi i respektit për atë që e kemi arritur”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, shumicën e kohës po politizohen çështjet e po kalohet në përplasje personale. Veseli theksoi se dalja nga kjo situatë është konsensusi rreth një platforme politike.
Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, tha se i vjen turp që gjendet në një sallë me deputetë që i quajti ‘kriminelë’.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













