Jeta në Zvicër
Edhe pse i transferohen të holla, zvicerania tmerrohet nga një gabim i autoriteteve
Një banore e kryeqytetit helvet të Bernës, është tronditur nga Administrata tatimore e Kantonit, kur para disa ditësh pranoi një letër me të cilën informohej se do t’i rimbursoheshin të hollat.
Arsyeja për këtë ka qenë kjo fjali: “Vini re se tek të martuarit, bashkëshortët që jetojnë bashkërisht, llogaria e kontos duhet të jetë në emër të burrit apo të dy bashkëshortëve”. Për zviceranen e re ky ka qenë një veprim i papranueshëm i autoriteteve: “U trondita, ndjehesha e poshtëruar dhe e diskriminuar”, përcjell albinfo.ch.
Ajo që e irritoi më shumë zviceranen: “Tatimet për mua dhe bashkëshortin i pagova nga llogaria ime personale – përse pra rimbursimi të mos bëhet po ashtu në të njëjtën llogari”? Praktika e Administratës tatimore të përkujton shkresat e shekullit të kaluar.
Të njëjtin mendim e ndan edhe Barbara Krattiger, udhëheqëse e Shoqatës Profesioniste për barazi gjinore. Në Administratën tatimore e kanë pranuar se ende ka hapësirë për lëshime të tilla, duke potencuar se çiftet duhet personalisht të vendosin se në cilën llogari duhet të rimbursohen të hollat.
“Letra është e formuluar në mënyrë fatkeqe”, pohon për “20 Minuten” Tanja Bertholet, zëdhënëse e Administratës tatimore të Kantonit të Bernës, informon Albinfo.ch.
Llogaria nuk duhet të jetë në emër vetëm të bashkëshortit: “Llogaria duhet të jetë në radhën e parë të të adresuarit apo në emër të dy bashkëshortëve, përndryshe banka nuk mund ta transferojë rimbursimin”.
“Jemi të vetëdijshëm për lëshimin në sistemin tonë dhe gjithnjë po mundohemi ta përmirësojmë”, ka pohuar Bertholet.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













