Jeta në Zvicër
Paga e të rinjve në Zvicër është më e ulët se mesatarja
Paga në Zvicër, shpesh varet nga mosha
Të rinjtë në Zvicër kanë paga ekstrem të ultë. Një ekspert zviceran pohon se diskriminimi në moshë është më i rëndë se ai gjinor.
Paga mesatare në Zvicër mund të jetë diku 6502 franga, por për punëmarrësit e rinj ato duken shumë më pak premtuese: Në sektorin privat, ku rroga mesatare qëndron në 6235 franga, çdo i dyti i punësuar i të rinjve nën moshën 20-vjeçare punon për më pak se 4250 franga, pra pothuajse dy mijë franga më pak se paga mesatare. Një konstatim të tillë e dëshmojnë shifrat aktuale të Entit shtetëror zviceran për statistikë (BFS).
Paga nën 4157 franga në sektorin privat në një vend pune llogaritet si pagë e ulët. Paga mesatare për punëmarrësit e moshës nën 20-vjeçare pra qëndron 100 franga më shumë se shkalla e pagës së ulët. Shkak për këtë sipas ekspertit përkatës Urs Klingler është se shumë kompani i punësojnë menjëherë pas trajnimit të rinjtë me paga të ultë.
Pagat në Zvicër, shpesh varen nga mosha, ka pohuar për “20 Minuten” Klingler, njofton Albinfo.ch.
Kjo është konstatuar edhe nga paga mesatare: Vetëm në moshën nga 30 deri 39 vite, çdo i dyti i punësuar pranon pagë prej 6282 frangash, që është pak mbi mesataren. Gjysma e të rinjve e moshës në mes 20 dhe 29-vjeçare fitojnë më pak se 5051 franga. Klingler e kritikon këtë fenomen: “Paga duhet pranuar sipas funksionit të tij e jo sipas moshës”. Me këtë rast, diskriminimi në bazë të moshës është më i madh se ai gjinor.
Paga mesatare për punëmarrësit e moshës nën 20-vjeçare, viteve të fundit është rritur në përgjithësi. Në vitin 2008, mesatarja ka qenë 3813 franga, 11 për qind më pak se në vitin 2016. Edhe ne grupmoshtat tjera paga mesatare është rritur për 7,9 për qind nga viti 2008.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












