Kosova
Haradinaj u bën thirrje shteteve të BE-së për investime në Kosovë
Pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës, përveç Kosovës ishin shtetet si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, derisa Forumi u mbajt nën kryesimin e kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov, vendi i të cilit kryeson me Presidencën Evropiane
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e hapur për investime të huaja direkte dhe se tregu është tejet i përshtatshëm për t’i pritur këto investime.
“Kosova është një vend i vogël, me vetëm dy milionë banorë dhe ne jemi ndër vendet e rralla që kemi shpenzuar paratë nga buxheti ynë për të realizuar projekte të mëdha infrastrukturore. Tani është koha që të kemi investime të reja në shumë fusha, veçmas në miniera dhe telekom. Ne jemi të hapur për të gjithë investitorët dhe ky forum është mundësi e mirë për t’i ndarë këto mundësi”, është shprehur Haradinaj në fjalën e tij hyrëse para panelit të përbërë prej Kryeministrave të vendeve të Ballkanit dhe Bullgarisë, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Haradinaj paraqiti interesimin e Kosovës për projekte nga fusha e infrastrukturës, me theks të veçantë investimet e huaja, tregtinë, digjitalizimin dhe mobilitetin, që janë edhe temë e këtij forumi, duke shpalosur të arriturat e deritashme në fushën infrastrukturore dhe faktin që vendi në bashkëpunim me EBRD dhe EIB, është duke planifikuar projekte të cilat e lidhin akoma më shumë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me vendet Evropiane.
“Aktualisht Kosova ka përfunduar 65 për qind të rrugës që e lidhin Prishtinën me Shkupin, kemi nisur rrugën që lidhë Prishtinën me periferinë dhe që e njëjta do të vazhdojë edhe drejt kufirit me Merdare, me Shqipërinë është përfunduar tashmë, derisa deri në vitin 2022 të gjitha rrugët dytësore dhe regjionale në vend do të kenë qasje në Auto rrugët që lidhin Kosovën me Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, derisa po punojmë për të nisur projektet hekurudhore që lidhin Kosovën me Serbinë”, tha tutje Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se vendet e Ballkanit duhet më shumë të flasin me njëri-tjetrin, sesa të flasin për njëri tjetrin.
“Në Samitin e Sofjes u përmend që procesi për njërin nga ne, do të thotë proces për shumë prej nesh. Kosova është e hapur për investime të reja. Ne mirëpresim investime në telekom, në fushën e minierave dhe po presim nga ju që të shprehni interesim. Një përshëndetje e veçantë për Kryeministrin e Bullgarisë Boyko Borissov që ka Kryesuar Presidencën e Evropës dhe që në këtë kohë, vendet e Ballkanit ishin më shumë prezent në agjendën evropiane. Në Kosovë kemi nevojë për të gjithë, kemi nevojë për njerëzit që marrin vendime dhe që ndikojnë në marrjen e këtyre vendimeve”, tha në fund të fjalës Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun Në Corpataux-Magnedens, familjarë, miq dhe artdashës mblidhen për të nderuar një personalitet që jetoi mes pikturës,... -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish












