Kosova
Përplasje në Kuvendin e Kosovës
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti e ka goditur deputetin e LDK-së, Arben Gashin
Kuvendi i Kosovës është përballur sot me një përplasje fizike. Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti e ka goditur deputetin e LDK-së, Arben Gashin.
E gjitha kjo ka nisur kur deputeti i PDK-së ishte nisur në drejtim të sallës së Kuvendit nga ku edhe e ka shtyrë ashpër Arben Gashin, shkruajnë mediat vendore në Kosovë.
Pamjet e reja shfaqin momentin se si filloi e gjithë ngjarja. Megjithatë, zënka mes tyre kishte nisur qysh dje, kur Arben Gashit nuk iu dha fjala për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emirin, përcjell albinfo.ch.
Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “B… ama fjalën”, “mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të s…”.
Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.
Edhe Gani Dreshaj, si duket dëshironte të ‘qëronte’ hesapet me Gashin, kurse Haliti ka thënë se nuk e shtyrë, por ka rrëshqitur.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar menjëherë ndaj përplasjes që Xhavit Haliti e pati me deputetin e LDK-së, Arben Gashi.
Veseli duke iu drejtuar të gjithë deputetëve ka thënë se “për hir të sakrificës së qytetarëve të ndalen sjelljet që nuk i takojnë deputetëve të këtij Kuvendi. Duhet të mendojmë për dinjitetin e njëri-tjetrit më shumë sesa për tonin”.
Pasi ndali mikrofonin, Veseli i është drejtuar zëvendësit të tij, Halitit, duke i thënë: “Nuk ka kuptim kështu”.
https://vimeo.com/270699224
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













