Sport
Shkëndija feston titullin me 35 pikë më shumë se Vardari
Pas 36 ndeshjeve, Shkëndija e mbylli me 29 fitore, 4 barazime dhe vetëm 3 humbje, me 91 pikë në total, plot 35 më shumë se Vardari i vendit të dytë
Shkëndija e Tetovës e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke fituar thellë 4:0 me Pelisterin në stadiumin e Tetovës.
Të shpallur matematikisht kampionë të Maqedonisë shumë java para fundit, kuqezinjtë tetovarë për kënaqësinë e tifozë të shumë të pranishëm në stadium dominuan edhe ndaj Pelisterit. Në fund të pjesës së parë takimi u zhblokua nga Alimi, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë dyfishoi Junior.
Nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Ferhan Hasani, që shënua dy herë radhazi në minutat 78 dhe 83 për rezultatin përfundimtar 4:0, përcjell albinfo.ch.
Pas 36 ndeshjeve, Shkëndija e mbylli me 29 fitore, 4 barazime dhe vetëm 3 humbje, me 91 pikë në total, plot 35 më shumë se Vardari i vendit të dytë. Paraqitje e shkëlqyer e Shkëndijës, përkthehet edhe tek golat e shënuar, plot 101, dhe vetëm 27 të pësuar në këto 36 javë kampionati.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












