Jeta në Zvicër
Aksident i tmerrshëm në Jura me një viktimë, vetura ndahet në dy pjesë
Bashkudhëtarja e tij ka përjetuar shok të vërtetë, por ka kaluar vetëm me lëndime të lehta
Gjatë një aksidenti spektakolar në Courfaivre të Kantonit Jura, mëngjesin e së hënës, një person ka gjetur vdekjen.
Bashkudhëtarja e tij ka përjetuar shok të vërtetë, por ka kaluar vetëm me lëndime të lehta, edhe përkundër faktit se vetura është ndarë në dy pjesë.
Aksidenti është shkaktuar pak para orës 02:00, në hyrje të fshatit Courfaivre, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale të Jura, përcjell Albinfo.ch. Pak para hyrjes në fshat, dyshohet se vozitësi e ka humbur kontrollin mbi veturë për shkak të shpejtësisë së madhe.
Si pasojë e kësaj, vetura ka dalë nga ana e majtë e rrugës, duke kaluar nëpër fushë e më pas ka goditur një barrierë metalike të një hambari, në atë mënyrë sa që është ndyrë në dy pjesë. Përderisa pjesa e pasme e veturës po rrotullohej në afërsi të rrugës, pjesa e përparme ka vazhduar të lëvizë në drejtim të një ferme. Aty, pjesa e veturës përplaset edhe me dy pjesë të traktorit, të cilat kanë qenë të vendosura para objektit. Me këtë rast, vozitësi është hedhur nga brendia e veturës në mënyrë të fuqishme, duke u përplasur për fasadën e objektit.
Edhe përkundër masazhit të zemrës nga policia dhe më vonë edhe nga ekipi kujdestar mjekësor, vozitësi ka vdekur në vendngjarje. Bashkudhëtarja e tij ka kaluar me lëndime të lehta, por ka përjetuar tronditje të rëndë. Për procesverbalin e aksidentit, rruga ka qenë e mbyllur plot tre orë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë Kryesia Qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) ka bërë të ditur se një dokument... -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












