Jeta në Zvicër
Shtatë fqinjë e akuzojnë të tetin, për një karrige
Zënkë për një karrige: Shtatë fqinj e kanë akuzuar të tetin, pasi ka ndërtuar pa leje. Gjykatësi i Gjykatës rajonale të Bremgartenit ka qenë në anën e tyre, mirëpo padia e tyre ishte e pashpresë
Alois (emri i shpifur) me dëshirë të madhe shikon nga lumi Reuss. Më me kënaqësi nga karriga e tij. Karriga e cila nuk ka guxuar të vendoset në këtë mënyrë dhe të cilën fqinjët e tij nuk do ta tolerojnë. Para disa vitesh, Alois e kishte blerë një apartament në një godinë të përbashkët banimi, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë lokacion nuk janë paraparë të vendosen karrige. Me përjashtim të ndokujt që e ka të drejtën e veçantë të përdorimit, të cilën Alois nuk e ka. Mu për këtë arsye, ai është gjendur para gjykatës.
Shtatë fqinjët e tij e kanë denoncuar, pasi ai nuk ka pasur të drejtë ta vendosë karrigen aty. Problemi ka qenë shpeshherë edhe temë e pleqësisë së godinës, e cila ka vendosur që karriga të hiqet, duke i dhënë Aloisit një afat deri në gusht të vitit të kaluar. Mirëpo, ai nuk e përfilli këtë afat, ndërsa gjykatësi e pyeti: “Përse?!”, “Nuk dua, pasi dua ta shikoj rrjedhën e lumit Reuss”. Ashtu se ashtu, askush nga fqinjët nuk e përdorin kopshtin e godinës.
“Nuk është i vetmi që do ta shohë rrjedhën e lumit, por ne të tjerët iu përmbahemi rregullave shtëpiake. Duam që ai personalisht ta demontojë karrigen e vendosur, ose ta fitojmë të drejtën që ne ta heqim”, ka deklaruar njëri nga fqinjët.
Gjykatësi ka qenë në anën e denoncuesve, mirëpo e ka dëgjuar edhe palën mbrojtëse. Avokati i Alois ka pohuar se ai nuk e ka lënduar askënd dhe karriga nuk është e vendosur në një vend që i takon ndonjë karrigeje tjetër, por në kopshtin e përbashkët të ndërtesës. Prandaj, gjykatësi e ka hedhur poshtë padinë e fqinjëve.
Ai i ka këshilluar fqinjët që këtë temë ta debatojnë në ndonjë mbledhje të pleqësisë së godinës ose të këshillohen me ndonjë avokat.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih















