Kosova
Scott e Delawie reagojnë për incidentin në Pjetërq të Klinës
Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka reaguar lidhur me incidentin në fshatin në Pjetërq të Klinës, ku vizita e një grupi prej 50 serbëve në këtë fshat, u prit me protesta nga shqiptarët që kishin bllokuar rrugën.
“Qytetarët e Kosovës duhet të angazhohen për të ardhmen. Të kthyerit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të sigurt. I gëzuar që Policia e Kosovës e menaxhoi incidentin e Klinës, por kjo nuk duhet të ishte e nevojshme. Dhuna nuk është përgjigje; një përpjekje serioze në pajtim është e nevojshme për të arritur qëllimet e Kosovës”, ka shkruar Delawie, përcjell albinfo.ch.
Për këtë incident ka reaguar edhe Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott. Ai tha se incidenti thekson nevojën për një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













