Kosova
Çfarë do të ndodhë pas liberalizimit të vizave?
Njohës të zhvillimeve politike në Kosovë, kanë ngritur shqetësimet e tyre për mundësinë që pas liberalizimit të vizave, si pasojë e papunësisë së madhe një numër i madh i të rinjve t’i mësyjnë vendet e BE-së
Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, thonë përfaqësuesit e institucioneve. Sipas tyre, me përmbushjen e kritereve të parapara nga Komisioni Evropian, tani gjithçka mbetet te vendimet fillimisht të Komisionit Evropian, e më pas edhe te vendet veç e veç të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë që shprehet besimi se pavarësisht shkallës së lartë të papunësisë dhe standardit të ulët të jetesës në Kosovë, qytetarët nuk do të mund të keqpërdorin liberalizimin për të kërkuar punë nëpër vendet e BE-së, që do të paraqiste shkelje të rregullave, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të enjten se në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian nga dhjetori i këtij viti, qytetarët do ta kenë mundësinë të lëvizin lirshëm. “Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë të lëvizim lirshëm për të studiuar, për të shkëmbyer përvoja, mallra me vendet e BE-së”, deklaroi Veseli.
Ai tha, po ashtu, se institucionet e vendit, do t’i respektojnë të gjitha ligjet dhe marrëveshjet, duke u zotuar se nuk do të ketë problem me vendet e BE-se që janë pjesë e zonës Shengen, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Blerta Deliu-Kodra, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deri më tash nuk ka ndonjë pengesë apo shqetësim lidhur me atë se pas obligimeve që do të merren për procesin e liberalizmit të vizave, mund të mos ketë respektim të tyre.
Ajo theksoi se ka një interesim të qytetarëve për të lëvizur në vendet e BE-së, por siç u shpreh ajo, nuk mund të ketë dalje të shumta të të rinjve.
Njohës të zhvillimeve politike në Kosovë, kanë ngritur shqetësimet e tyre për mundësinë që pas liberalizimit të vizave, si pasojë e papunësisë së madhe një numër i madh i të rinjve t’i mësyjnë vendet e BE-së.
Jehona Lushaku – Sadriu, njohëse e çështjeve të integrimeve evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet duhet t’i informojnë qytetarët më shumë në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe në rast të liberalizimit. T’i informojnë edhe për obligimet që kanë në rast se lëvizin drejt zonës Shengen.
Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027














