Sport
Marku premton fitore me nokaut në raundin e parë
Sfida do të jetë kundër një kundërshtari me nënshtetësi serbe, Sladan Dragisiq
Më 8 qershor, kikboksieri i njohur Florian Marku do të ndeshet në Tiranë, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në një ndeshje krejt të veçantë.
Sfida do të jetë kundër një kundërshtari me nënshtetësi serbe, Sladan Dragisiq. Ky i fundit ka deklaruar që do të vijë për të befasuar në Tiranë.
Por, mëngjesin e së martës në “Wake Up” të “Top Channel”, Floriani premtoi fitore, madje pse jo që në raundin e parë.
“Dëshira ime është për t’i dhuruar spektakël publikut. Shpresoj, meqë edhe serbi ka dhënë një intervistë ku ka premtuar se do të luftojë si burrat, që të bëjmë një ndeshje të bukur dhe unë nga ana ime shpresoj të luftoj vetëm në këmbë. Pastaj, kush është më i forti do të shohim. Por, nëse ai e bën këtë gabim dhe ndeshet në këmbë me mua, u them shqiptarëve se ndeshja do të përfundojë shumë shpejt. Ka për ta parë veten pa ndjenja”, është shprehur ndër të tjera Marku, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse ndoshta spektakli mund të mos zgjasë, Floriani solli shembullin e Mike Tyson, për ndeshjet e të cilit publiku paguante shumë, por që ai i përfundonte që në raundin e parë.
Ai shtoi se nëna dhe motra e tij nuk vijnë asnjëherë për ta parë, pasi e shpërqendrojnë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029










