Lajme
OJQ-të në Ballkan, “industri bamirësish”
OJQ-të, shpesh përbëheshin vetëm nga një PC, pronari i tij dhe kontoja e tij bankare. Mjaftonte të dije anglishten...
“Ata mbajnë fjalime mbi përparimin, paqen dhe Evropën. Ata udhëtojnë jashtë vendit dhe askush nuk e di se nga u vijnë paratë”. Me këtë ankesë të një pensionisti nga Serbia, e fillon gazeta Neue Zürcher Zeitung (NZZ) tekstin e titulluar “Industria e bamirësve”.
Artikulli merr në fokus lulëzimin e OJQ-ve në Ballkan, një fenomen ky i pranishëm në regjion sidomos pas përfundimit të luftërave atje. Ngjashëm me pensionistin, thotë autori i shkrimit, për OJQ-të mendojnë shumë qytetarë të Ballkanit. Sipas tyre, përfaqësuesit e OJQ-ve po ngrejnë një klasë të re shoqërore, të izoluar nga qytetarët. Një elitë të dytë, krahas politikanëve.
Prania e mijëra OJQ-ve në Ballkanin perëndimor është rezultat i një strategjie politike, përmes të cilës Bashkimi Evropian dëshiron që shtetet e ish Jugosllavisë dhe Shqipërinë t`i transformojë në demokraci stabile, sipas modelit perëndimor. Miliona euro derdhen brenda vitit në kontot e “Shoqërisë Civile” e cila përmes OJQ-ve i shndërron ato në projekte për transformimin demokratik të shoqërisë.
Ka sigurisht shembuj kur kjo strategji edhe ka vepruar. Në rastin e rrëzimit të ish presidentit serb Millosheviç, për shembull, lëvizja “Otpor” pati luajtur një rol të rëndësishëm. Ajo i kishte rrënjët në shoqëri dhe veç kësaj financohej në mënyrë gjeneroze nga jashtë, sidomos nga fondacioni Soros. Aktivistët e Otpor-it tregojnë edhe sot, me sytë që u shkëlqejnë, se si i sillnin në Serbi, përmes kufirit të hollat me
NZZ shkruan edhe për OJQ-të në Kosovë.
“Kur, pas luftës së vitit 1999 drejt Kosovës rridhnin miliona dollarë ndihma humanitare, u krijuan mijëra organizata joqeveritare. OJQ-të, siç e thotë njohësi i Evropës Juglindore Mappes-Niediek, `shpesh përbëheshin vetëm nga një PC, pronari i tij dhe kontoja e tij bankare`.
Kushdo që atëbotë nuk kishte lidhje me të fuqishmit e UÇK-së dhe nuk gjente punë në Unmik, por që e njihte anglishten, themelonte një OJQ. Oferta e tyre i përshtatej dëshirave të perëndimorëve: Projekte për gratë, rininë, romët ose për ambientin.
Pas disa vitesh, rrjedhja e parave pushoi në mënyrë rapide. Tash filluan OJQ-të e profesionalizuara çati, të merrnin punët të cilat ua shpërndanin “nënkontraktorëve” . Në këtë mënyrë, në Beograd fjala vjen, u ngrit një “aristokraci OJQ-shë” që e dominon këtë fushë por që ka fare pak ndikim në shoqëri.
Kjo aristokraci është kryesisht femërore. Ajo përbëhet nga gra të guximshme, të cilat sidomos gjatë viteve të luftës, u ekspozoheshin kërcënimeve dhe sulmeve, për arsyen se ato, politikën e dhunës të Beogradit e quanin me emrin e vërtetë. Natasha Kandiç, Sonja Biserko, Sonja Licht, janë tri përfaqësueset më prominente.
Ndërsa duke iu kthyer Kosovës, autori shprehet se “brezi i ri i kuadrit të OJQ-ve është shumë pragmatik. Ai, sipas rastit ndërron pozicionet: nga OJQ në poste qeveritare dhe mnbrapa. Ilir Deda, drejtor i një Think-tanku të madhe kosovar, mori në vitin 2011 një post këshilltari të presidentes së vendit. 11 muaj më vonë u kthye sërish në OJQ, sepse “në politikë nuk mund të lëvizte asgjë”.
Por, nga ana tjetër se OJQ-të po vinin diçka në lëvizje, dyshon shumë Engjëllushe Morina, e cila vetë udhëheq një Think-Tank. “Letrat tona nuk merren seriozisht nga politika ndërsa populli nuk i merr ato fare në dijeni”.
Problemi ka të bëjë me atë që qytetarët nuk identifikohen me OJQ-të, pasi që ato janë të preokupura vetëm me veten dhe me paradhënësit e tyre. Për ata (dhënësit e parave) shkruhen edhe raportet për përfundimin e projekteve. Njohësi i problematikës, Wolfgang Klotz i krahason këto raporte ose “njoftimet entuziaste të sukseseve “ me gjuhën patetike të byrokratëve sovjetikë, të cilët raportonin atë që dëshironin ta dëgjonin ata lartë”.
Por, ka edhe përjashtime, tërheq vërejtjen autori i shkrimit.
Përjashtimi më spektakolar është lëvizja kosovare “Vetëvendosje”. Ajo është një organizatë e shoqërisë civile, idetë dhe resurset e së cilës vijnë nga vetë qytetarët. Dhe kjo është edhe arsyeja e suksesit të saj. Aktivistët e saj nuk rrinë ulur në zyra të klimatizuara në Prishtinë por shpërndahen deri në fshatrat e pluhurosura të provincës. Ata nuk bëjnë udhëtime të paguara jashtë vendit por i detyrojnë vazhdimisht mediet që të raportojnë nga aksionet e tyre të rrugës.
Vetëvendosje është e paevitueshme dhe sot është partia e tretë për nga fuqia në parlament. Mirëpo ajo nuk është parti e tregut të lirë liberal, sipas modelit perëndimor. Ajo po ashtu nuk identifikohet me tolerancën ndëretnike. Vetëvendosje është një parti-lëvizje nacionaliste e majtë, dhe kritike ndaj kapitalizmit, e cila lufton kundër mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe për Shqipërinë e Madhe.
Nisur nga kjo, disa diplomatë perëndimorë mendojnë se Vetëvendosja nuk është pjesë e shoqërisë civile. Por, shoqëria e vërtetë civile nuk lejon të dirigjohet nga jashtë” përfundon artikulli i botuar në NZZ.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













