Shkurt.ch
Dioksina nuk ka depërtuar në Zvicër
Siç pohojnë importuesit zviceranë të prodhimeve ushqimore nga Gjermania, në tregun zviceran nuk kanë depërtuar ushqimet e kontaminuara
Skandali që ka shpërthyer ditëve të fundit në Gjermani lidhur me dioksinën në ushim, ka shqetësuar me të drejtë edhe konsumatorët zviceranë. Mirëpo, siç pohojnë importuesit kryesorë zviceranë të prodhimeve ushqimore nga Gjermania, si Migros, Coop, Aldi-Suisse dhe Lidl Schweiz, në tregun zviceran nuk kanë depërtuar ushqimet e kontaminuara.
Kjo, siç pohojnë ata, me gjithë faktin se prodhimet më të dyshuara për kontaminim, siç janë vezët dhe mishi i pulës, Zvicra i importon nga Gjermania edhe në trajtat e tyre të përpunuara në brumëra etj.
Nga ana tjetër, Enti Federal i Shëndetësisë ka përforcuar masat e kontrollit ndaj përpunuesve të prodhimeve të caktuara me prejardhje nga Gjermania.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












