CH-Ballkani
Rënia e pushuesve të Kosovës në Shqipëri
Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, që i përkasin 6-mujorit të parë, flasin për një rënie vjetore prej 0.4% të numrit të kosovarëve që kanë hyrë në Shqipëri
Braktisja e bregdetit shqiptar nga pushuesit kosovarë ka vazhduar edhe këtë vit. Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, që i përkasin 6-mujorit të parë, flasin për një rënie vjetore prej 0.4% të numrit të kosovarëve që kanë hyrë në Shqipëri, por në muajin e parë të sezonit turistik, që është qershori, rënia shkon në plot 4.3%.
Në vitin 2017, ulja ishte edhe më e fortë, me mbi 19%, ose rreth 410 mijë vizitorë më pak. Megjithëse shifrat zyrtare flasin për rënie, për Ministrinë e Turizmit situata është krejt tjetër.
“Nuk ka rënie të numrit të vizitorëve nga Kosova në sezonin turistik. Natyrisht ka pasur një numër në rritje si për të gjithë fashat e tjera të destinacionit turistik gjatë periudhës maj-qershor”, tha ministri Blendi Klosi, raporton Tch.
Rënia
Për korrikun dhe fillimin e gushtit shifrat nuk kanë dalë ende, por në terren situata raportohet me rënie nga bizneset, përcjell albinfo.ch.
“Ka rënie, shumë, jo pak. Unë kështu s’e mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por të tillë rënie nuk mbaj mend”, thotë një i intervistuar.
Për vite me radhë, pushuesit kosovarë kanë mbajtur peshën kryesore për numrin e turistëve, e për shumë biznese në bregdet, ata përbënin një burim të rëndësishëm për sa i përket aktivitetit ekonomik.
Arsyet e braktisjes lidhen me kushtet jo të mira, degradimin ekstrem mjedisor dhe urbanistik, sidomos në zonën e Durrësit, që për më shumë se një dekadë ka përballuar edhe fluksin më të madh.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër











