Lajme
Kosova falënderon Zvicrën për përkrahje
Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystina Marty Lang, janë dakorduar për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës dhe popullin zviceran për ndihmën e pa rezervë që ky shtet i kanë dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj gjatë dekadave të fundit.
Këtë deklaratë Hoxhaj e bërë gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang. Këtë të fundit Hoxhaj e informoi për progresin e vazhdueshëm në Republikën e Kosovës dhe hapat e fuqishëm në proceset integruese.
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, vlerësoi lart progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e fuqishme të shtetit të saj për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe rrugën integruese në Bashkimin Evropian.
Sipas një kumtese lëshuar nga MPJ, shefi i diplomacisë kosovare dhe ambasadorja zvicerane kanë biseduar edhe për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, si dhe avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha konkrete ndërmjet dy shteteve.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












