Kosova
Rritet niveli i papunësisë në Kosovë, në 31.4 %
Për 0.8 për qind është rritur niveli i papunësisë në tremujorin e fundit të vitit që kemi lënë pas, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2017.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se më shumë se 159 mijë e 684, apo 31.4 për qind e personave të aftë për punë janë në pritje të një vendi të punës.
Niveli i papunësisë është më i lartë te femrat se sa te meshkujt. Kjo ka bërë që Kosova të jetë vendi me nivelin më të lartë të papunësisë në rajon. Një gjë e tillë është konstatuar edhe në raportin e publikuar nga Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare “Trendët e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor 2019”, përcjell albinfo.ch.
Aty thuhet se performanca e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar të përmirësohet, edhe pse me një ritëm më të ngadalshëm se në vitin paraprak dhe me gjithë rritjen më të madhe ekonomike në rajon.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi harmoninë fetare si një nga shtyllat... -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix
Jeta në Zvicër
-
Zbulim i ri për ortekët: Si mund të shkaktojë presioni i borës katastrofa në Alpe Një studim i ri shkencor hedh dritë mbi mënyrën se si presioni i borës ndikon në... -
Qeveria zvicerane: Bartja e procedurave të azilit jashtë vendit, punë e ndjeshme -
Vazhdon greva në Lufthansa -
Vdes pas sulmit të demit -
Aeroporti i Cyrihut vazhdon të rritet














