Art

Besim Morina
Artist„Goldene Schnitt“ është projekti i artistit nga Kosova, Besim Morina, i cili përshkruan në parim ndarjen proporcionale, të cilat mund t’i gjeni në biologji, matematikë, arkitekturë, art dhe muzikë. “Prerja e Artë” e artistit nga Kamenica është bazuar në kodin gjenetik të natyrës dhe njeriu, një kod që është në përpjesëtim me gjithçka që na rrethon në natyrë, kodin gjenetik të njeriut, trupin e njeriut, të kafshëve, etj. “Ky kod është përdorur nga shumë artistë të mëdhenj, arkitektë e autorë te ndryshëm.
“Prerja e Artë” është zbatuar që nga piramidat e Egjiptit, arkitekturës antike, greke dhe romake, dhe ajo e sotme moderne, si p.sh. Muzeu i Luvrit, etj.”, tregon përmbajtjen e shfaqjes premierë që do ta ofrojë për audiencën zvicerane artisti nga Kosova. Në projektin e tij që quhet “1.618 The Golden Section“ janë edhe dy koreografë dhe balerinë modernë, Matthias Kass dhe Clement Bugnon.
Muzika është përzgjedhur nga një kolazh, duke u bazuar në veprën e Johann Sebastian Bach “Kunst der Fuge” që është kompozuar në përpjesëtim me „Prerjen e Artë“. Janë tërësisht 377 llampat elektrike në skenë, numër i cili është i bazuar në vargun e Fibonaccit , një matematikant italian që për herë të parë paraqet publikisht kodin e „Prerjes së Artë“ ose 1.618…).
Me pak fjalë, gjithçka që ka përgatitur për këtë shfaqje Besim Morina do të jetë në përpjesëtim me «Prerjen e Artë». Është një projekt i veçantë sa i përket skenografisë dhe ndriçimit skenik, sidomos në teatrin e Cyrihut “Theater der Künste”. Interpretuesit dhe audienca janë në të njëjtën dhomë. Gjithë hapësira është projektuar si një sistem dinamik i bazuar në seksionin e artë.
Besim Morina vjen nga Kamenica. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë , në skenografi dhe kostumografi. Nga 2007 deri më 2010 ka punuar në Kosovë në projekte të ndryshme teatrale dhe filmike, p.sh. kostumograf në filmin “Gomarët e Kufirit. Në tetor të viti 2010 ka filluar studimet Master në Universitetin e Cyrihut ( ZhDK ) dhe ka diplomuar në qershor të këtij viti në degën skenografi dhe ndriqim skenik.
Kjo është premiera e parë e Besimit në Cyrih, e cila do të shfaqet më 19 shtator në Cyrih, ndërsa reprizat mund të ndiqen më 20 dhe 21 shtator.
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriBesim Morina
- Prejardhja:Gjilan-Kosovë
- Vendi ku vepron:Cyrih-Zvicër
- Profesioni:Artist
- Kontakti http://www.besim-morina.com/home









