Lifestyle
Dua Lipa, me statujë prej dylli edhe në Amsterdam
Dua Lipa, një emër shumë i njohur në botë dhe fituese e dy çmimeve “Grammy”, kjo falë talentit të saj dhe këngëve tejet të suksesshme që i sjell shumë shpesh, ajo përsëri është bërë me figurë prej dylli, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, ku falënderonte muzeun “Madame Tussauds Amsterdam” që kanë krijuar një monument prej dylli, një kopje të saj. Ky muze gjendet në Amsterdam të Holandës dhe është muze i artit modern.
“Faleminderit Madame Tussauds Amsterdam për një krijim tjetër përtej momentit surreal, duke parë një kopje time prej dylli. Kush mund të mendojë se ku kam veshur rrobat që janë të punuara prej dylli?”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale Dua.
Kujtojmë se këngëtares nga Kosova një javë pasi fitoi dy çmime “Grammy” iu krijua figura prej dylli në muzeun e dyllit “Madame Tussauds” në Londër.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran














