Shkurt.ch
Këshilli Federal i Zvicrës në foton e parë të vitit 2014
Fotografia e re zyrtare e Këshillit Federal tregon shtatë këshilltarët federalë dhe kancelaren federale Corina Casanova
Didier Burkhalter edhe në foton e parë zyrtare të publikuar në sekondat e parë të 2014-s ka zënë vendin e presidentit të deritashëm, Ueli Maurer (SVP/UDC) dhe brenda këtij viti do të ushtrojë detyrën e përfaqësuesit më të lartë të shtetit.
Zëvendëspresidente është ministrja Simonetta Sommaruga
Politikani me profesion ekonomist nga kantoni Neuchatel ka mbrapa tij një karrierë të suksesshme.
Ai, në moshën 31 vjeçare qe zgjedhur si politikani më i ri zviceran në qeverinë e kantonit të tij dhe nga viti 2007 ka qenë deputet federal në Dhomën e kantoneve.
Në vitin 2009 ai erdhi në Qeverinë Federale si pasues i Pascal Couchepinduke marrë edhe resorin që kishte udhëhequr ky i fundit, punët e brendshme. Por në vitin 2012, kundër dëshirës së partisë së tij, Burkhalter mori të udhëheqë ministrinë e punëve të jashtme. Në këtë post ai është dalluar me një qëndrim më të tërhequr dhe më pak mediatik se paraardhësja e tij, Micheline Calmy-Rey, vërejnë analistët politikë të Zvicrës.
Sidoqoftë, me zgjedhjen e tij president, për vetë cilësinë reprezentuese që përmban në vete ky post, Burkhalter pritet të jetë më tepër në qendër ë vëmendjes së opinionit.
Kjo dhe për faktin se si ministër i jashtëm dhe njëkohësisht kreu i shtetit, ai do të ketë më tepër përgjegjësi për menaxhimin e raporteve të ndërlikuara të Zvicrës me BE-në.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













