Lajme
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”
Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Në nder të 621-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër ka kënaqësinë të ftojë të gjithë shqiptarët, artdashësit dhe miqtë e kulturës të marrin pjesë në turneun amator të mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”, kushtuar figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Detajet e aktivitetit
Data: 31 Maj 2026 • Vendndodhja: Grampenweg 5, 8180 Bülach ZH, Zvicër • Pritja: nga ora 11:30 • Fillimi i programit: ora 12:00 • Fillimi i turneut: ora 13:00 ![]()
Pjesëmarrja dhe çmimet: • Hyrja: Sipas dëshirës
• Regjistrimi: në vend, nga ora 11:00 – 13:00
• Pjesëmarrja në turne (femra & meshkuj): 10 CHF ![]()
Çmimet: • Vendi i parë: 100 CHF • Vendi i dytë: 70 CHF • Vendi i tretë: 50 CHF
Ky manifestim dhe turne amator synon të simbolizojë forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin luftarak të të Pamposhturit tonë, Skënderbeut, një figurë që vazhdon të na frymëzojë në çdo kohë. Ky është një organizim familjar, ku të gjithë, të rinj e të moshuar, janë të mirëpritur të kalojnë një ditë të bukur së bashku në frymë kombëtare.
Për fëmijët do të organizohet edhe një punëtori arti, ku ata do të kenë mundësi të shprehin kreativitetin e tyre dhe të lidhen me figurën e Heroit tonë në mënyrë edukative dhe argëtuese.
Ju ftojmë të merrni pjesë në programin artistik dhe natyrisht të bëheni pjesë e këtij turneu unik, ku forca fizike bashkohet me krenarinë kombëtare. Kjo është një mundësi e veçantë për të përkujtuar historinë tonë, për të shijuar artin dhe për t’u bashkuar në një aktivitet me vlera të larta kombëtare.
Të gjithë janë të mirëpritur!
Për më shumë informacione, ju lutemi na kontaktoni.
Me respekt dhe dashuri për të Pamposhturin tonë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu Shoqata GJERGJ KASTRIOTI Zvicër
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Maj 2026
- Ora12:00
- LokacioniBülach (ZH)
- Data e përfundimit30 Maj 2026 - 18:00
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë Ushtria zvicerane po zhvillon trajnime për gjuajtje me helikopterë në Francë. Për shkak të kapaciteteve të... -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në -
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre?













