Botërori 2026

Yakin: Xhaka është i pazëvendësueshëm

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka vlerësuar edhe një herë rëndësinë e kapitenit Granit Xhaka, duke theksuar se mesfushori vazhdon të jetë figura kyçe e kombëtares, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Duke folur për rolin e Xhakës, Yakin u shpreh se prania e tij në lojë është vendimtare për funksionimin e ekipit.

“Prania e tij, mënyra se si e dikton ritmin dhe e drejton lojën janë jashtëzakonisht të rëndësishme,” deklaroi trajneri zviceran, transmeton albinfo.ch.

Me këtë deklaratë, Yakin konfirmon edhe atë që shumë analistë dhe ish-lojtarë kanë theksuar prej kohësh, përfshirë edhe ish-mbrojtësin gjerman Robin Gosens, i cili ka folur me superlativa për ndikimin e Xhakës pas bisedave me ish-bashkëlojtarët e tij.