Botërori 2026

Holanda eliminohet nga Botërori, Maroku kalon në 1/8 e finales

Surprizë në Botëror, Maroku eliminon Holandën

Maroku ka vazhduar ëndrrën në Kupën e Botës 2026, duke eliminuar Holandën pas penalltive dhe duke siguruar një vend në fazën e 1/8-ave, përcjell albinfo.ch.

Ndeshja në “Estadio Monterrey” përfundoi 1:1 pas 120 minutave lojë. Holanda kaloi në epërsi në minutën e 72-të me golin e Cody Gakpo, por Maroku barazoi në kohën shtesë falë Issa Diop, duke e çuar sfidën në penallti.

Nga pika e bardhë, marokenët u treguan më të saktë dhe triumfuan 3:2, pavarësisht se pati gabime nga të dyja skuadrat. Heroi i Marokut ishte portieri Yassine Bounou, ndërsa holandezët u eliminuan pas një dueli dramatik.

Me këtë fitore, Maroku siguron kualifikimin mes 16 skuadrave më të mira të Botërorit 2026 dhe vazhdon rrugëtimin në turne. /Albinfo.ch