Lajme
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër
Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në banesa
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën ka nxitur thirrje të reja për lehtësimin e rregullave që kufizojnë instalimin e kondicionerëve në banesat private.
Aktualisht, në shumë kantone zvicerane vendosja e një kondicioneri fiks kërkon leje ndërtimore dhe miratim nga autoritetet, pasi pajisjet konsiderohen se rrisin konsumin e energjisë dhe ndikojnë në emetimet e gazeve serrë, transmeton albinfo.ch.
Në kantonin e Gjenevës, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e thjeshtimit të procedurave administrative për pajisjen e banesave me kondicionerë. Sipas Departamentit të Energjisë, qëllimi nuk është heqja e të gjitha kufizimeve, por krijimi i një sistemi më praktik që u përgjigjet nevojave të qytetarëve gjatë periudhave me temperatura ekstreme.
Zyrtarët theksojnë se kondicionerët mund të jenë të domosdoshëm për personat më të ndjeshëm ndaj vapës, por paralelisht duhet të investohet edhe në masa afatgjata, si izolimi më i mirë i ndërtesave, vendosja e hijezimeve, shtimi i hapësirave të gjelbra dhe përmirësimi i ventilimit natyror.
Debati është intensifikuar pas valës rekord të të nxehtit që ka goditur Zvicrën dhe pjesën më të madhe të Evropës, duke rritur kërkesën për sisteme ftohjeje dhe duke hapur diskutime mbi balancën mes mbrojtjes së klimës dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone Disa qytete kanë barazuar ose thyer rekordet për numrin e ditëve radhazi me temperatura mbi 30°C... -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë











