Lajme
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori
Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa në sektorin energjetik
Vala ekstreme e të nxehtit vazhdon të shkruajë histori në Zvicër. Të shtunën, 19 stacione meteorologjike regjistruan temperatura rekord, ndërsa në Bazel dhe Beznau termometri arriti në 39 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për muajin qershor.
Përveç temperaturave të larta të ajrit, edhe lumi Aare arriti nivelin më të lartë të temperaturës të regjistruar ndonjëherë, duke tejkaluar rekordin e vendosur në gusht të vitit 2022. Sipas ekspertëve, temperatura e lartë e ujit po ushtron presion mbi ekosistemin e lumit dhe infrastrukturën energjetike, transmeton albinfo.ch.
Si pasojë e ngrohjes së Aare-s, autoritetet zvicerane ndërmorën masa për mbrojtjen e mjedisit, duke kufizuar funksionimin e centralit bërthamor të Beznau, i cili përdor ujin e lumit për ftohje.
Meteorologët theksojnë se vala e të nxehtit, e shkaktuar nga një sistem i fuqishëm me presion të lartë mbi Evropë, ka sjellë temperatura rekord në disa vende të kontinentit. Megjithatë, gjatë ditëve në vijim priten reshje shiu dhe stuhi që mund të sjellin një lehtësim të përkohshëm edhe në Zvicër.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit













