Lajme
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Tubimi do të mbahet më 1 korrik në Sheshin e Kombeve, me thirrje për mbrojtjen e demokracisë, transparencës dhe shtetit të së drejtës.
Diaspora shqiptare në Gjenevë ka bërë thirrje për një protestë që do të mbahet më 1 korrik, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe transparencës në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të zhvillohet në Sheshin e Kombeve në Gjenevë, me fillim nga ora 19:00.
Nën moton “Shqipëria nuk është në shitje”, organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se demokracia duhet të mbrohet dhe nuk duhet të jetë objekt negociatash.
Në njoftim thuhet se protesta synon të ngrejë zërin për mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës, trashëgimisë kombëtare dhe të ardhmes së brezave të rinj.
Organizatorët ftojnë bashkatdhetarët në Zvicër dhe më gjerë që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar për një Shqipëri demokratike dhe transparente./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori














