Shkurt.ch
SVP/UDC për ndarjen e të huajve në dy klasa
Punëtorët e huaj që do të punonin gjatë një sezoni, do të merrnin leje qëndrimi të shkurtë dhe pa të drejtën për të sjellë familjen. Ndërsa menaxherët dhe ekspertët, po
Pas fitores në referendumin për iniciativën kundër migracionit masiv, nga shumë anë teksti i iniciativës ishte vlerësuar si i paqartë gjegjësisht tepër përgjithësues. Një gjë e tillë vlente, fjala vjen në lidhje me bashkimn familjar. Sipas përkufizimit që përmban teksti thuhet për shembull në mënyrë të paspecifikuar se “e drejta për qëndrim të përhershëm dhe për bashkim familjar mund të kufizohet“.
Ndërkohë SVP/UDC ka filluar me propozimet konkrete.
Kështu, deputeti nacional i kësaj partie Heinz Brand ka dhënë një propozim se duhet të rregullohet kjo fushë. Në një deklarim për gazetën “Tages Anzeiger” ai ka thënë se “me kufizimin e bashkimit familjar të të huajve numri i tyre brenda një viti mund të zvogëlohet për 30 deri në 40 për qind. Por, ai këtë ulje dëshiron ta arrijë duke bërë klasifikimin e të huajve në dy kategori; në të huajt me kualifikime të larta dhe ata me kualifikime të ulëta.
Në këtë mënyrë, punëtorët që do të punonin gjatë një sezoni në gastronomi, bujqësi, ndërtim ose turizëm do të merrnin vetëm një leje qëndrimi të shkurtë dhe pa të drejtën për të sjellë familjen këtu. Ndërkohë që tregtarë ose menaxherë të lartë që fitojnë ta zëmë tre milionë franga në vit, do të mund të sjellin këtu pa problem familjarët e tyre.
Si ilustrim për këtë ai ka përmendur tregtarët e nivelit të lartë me lëndë të para në Zug. Kjo për faktin se pikërisht qendra e tregtisë me këto lëndë në Zug është alarmuar me rezultatin e referendumit. Menaxherët e atjeshëm e konsiderojnë si të vetëkuptueshme mundësinë për të sjellë në Zvicër familjarët e tyre, thotë një drejtues i kësaj qendre.
Por, klasifikimi i tillë i të huajve në dy kategori është i papranueshëm dhe poshtërues për punëtorët e huaj me kualifikime të ulëta. Veç kësaj ai është problematik për arsye se paraqet probleme në rekrutimin e fuqisë punëtore ka thënë për gazetën zëvendësdrejtori i Gastro Suisse, Hannes Jaisli. “Për këtë arsye e nuk mund ta pranojmë kurrë atë”.
Kategorizimi i të huajve sipas klasave është i papranueshëm edhe nga ana ligjore. Siç thotë eksperti nga Berna për të drejtën e migracionit, Alberto Achermann një veprim i tillë ka fare pak shanse të realizohet. Kufizimi i bashkimit familjar mund të bëhet vetëm kur ai vlen për të gjithë njësoj, pra edhe për ekspertët e menaxherët e lartë. Gjithçka tjetër do të ishte diskriminuese.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?













