E-Diaspora
10 bileta për filmin “2 gisht mjaltë” në “SihlCity Arena”, dhuratë nga albinfo.ch
Për të falënderuar publikun e përkushtuar për filmin, platforma albinfo.ch, si promotor dhe partner medial i “Dy gisht mjaltë”, edhe njëherë ndan disa bileta falas. Kësaj here për shfaqjen në kinemanë “SihlCity Arena”
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që po shënon në kinematë e Zvicrës, filmi shqiptar “Dy gisht mjaltë”, duke filluar nga 23 maji do të fillojë shfaqjen edhe në Gjermani dhe në Austri.
Të kujtojmë: komedia e përmendur shqiptare ka arritur që në tri ditët e para të shfaqjes së saj në Zvicër të ngjitet në vendin e dytë, në konkurrencë me të gjithë filmat e shfaqur në kinematë e këtushme, ku përfshihen edhe filma “blockbuster” e prodhime holivudiane.
Filmi po e vazhdon shfaqjen e suksesshme në kinematë e Zvicrës ku sigurisht për nga shikueshmëria veçohet Cyrihu, si metropoli më i madh i vendit dhe pika referuese edhe për shqiptarët e Zvicrës.
Pas kinemasë “RiffRaff” ku u dha edhe premiera e filmit me praninë e dy protagonistëve të tij, nga java e kaluar filmi shfaqet edhe në kinemanë reprezentative “SihlCity Arena” të po këtij qyteti që është një kompleks prej 18 kinemashë në zemër të Cyrihut. Për të falënderuar publikun e përkushtuar për filmin, platforma albinfo.ch, si promotor dhe partner medial i “Dy gisht mjaltë”, edhe njëherë ndan disa bileta falas.
Kësaj here, për shfaqjen në kinemanë “SihlCityArena”. Ju mund të bëheni fitues të një bilete, nëse i jepni përgjigje të saktë kësaj pyetjeje të thjeshtë: Si quhen dy protagonistët e filmit “Dy gisht mjaltë”.
Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme . Rregullat e pjesëmarrjes: Loja do të fillojë sot më 16.05.2019 dhe do të zgjasë deri më 20.05.2019.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë individët që jetojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjeç. Pjesëmarrja është e ndaluar për nëpunësit e platformës albinfo.ch dhe pjesëtarët e tyre të afërt të familjes. Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.
Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe transmetohen te albinfo.ch.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori. Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përcaktimi i fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail. Biletat do të merren nga fituesit drejtpërdrejt në kinemanë ku jepet filmi. E drejta për modifikim të rregullave Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore, dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër










