Lajme
Forcohen lidhjet ndërmjet Ferizajt dhe Lozanës
Përfaqësuesit e komunës së Ferizajt dhe ata të Lozanës u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin, fillimisht në biblioteka e më pas edhe në arsim e kulturë
Komuna e Ferizajt në Kosovë dhe ajo e Lozanës në Zvicër në një të ardhme të afërt do të bashkëpunojnë ngushtë në sferën e bibliotekave. Kjo u tha të premten gjatë një takimi që kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa zhvilloi me një delegacion të komunës së Lozanës, përfaqësuar nga Oskar Tosato dhe Gregorie Junod.
Të dy delegacionet u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe në sferat e tjera, si shëndetësi dhe kulturë.
“U arrit një pajtueshmëri që biblioteka e Ferizajt të furnizohet me libra nga Zvicra dhe po ashtu u shpreh gatishmëria e tyre, që për nevoja të bibliotekave të Lozanës dhe të Institutit të Kulturës, që është themeluar nga mërgimtarët tanë në Lozanë, të furnizohen edhe ata për nevoja të leximit në gjuhën shqipe, një donacion të cilin vet e kanë nda dhe janë të gatshëm që t’i blejmë dhe t’i furnizojnë bibliotekat e tyre atje”, ka thënë Svarqa.
Sipas tij, komunës si mbetet që t’i ndihmojë për t’i gjetur shtëpitë botuese dhe shpërndarësit e librave.
Në këtë takim, po ashtu është biseduar edhe për sferën e arsimit, ku do të ketë edhe shkëmbim të përvojave dhe mësimeve nga dy vende të ndryshme.
“Do të bashkëpunojmë edhe në fushën e shëndetësisë, por edhe në lëmin e kulturës dhe tetarit duke pasur parasysh gatishmërinë e tyre, për të investuar edhe në infrastrukturën e teatrit, por që konkretisht është arrit që bashkëpunimi të fillojë më sferën e bibliotekave”, ka deklaruar kryetari Svarqa.
Ndërsa Oskar Tosato, drejtor i Departamentit të arsimit primar dhe sekondar si dhe Gregoire Junod, drejtor i Departamentit të sigurisë publike, urbanizmit dhe çështjeve të kulturës kanë shpreh gatishmërinë e tyre për të vendosur një bashkëpunim të thellë në mes të dy qyteteve.
“Ne në Lozanë kemi ndarë një objekt për Institutin kulturor të shqiptarëve, për të zhvilluar dhe ruajtur identitetin e tyre nëpërmjet kultivimit të gjuhës muzikës etj, andaj kemi dëshirë që edhe këtu të ndihmojmë pasurimin e bibliotekës me libra nga kultura e jonë, si dhe marrjen e librave që do të mund t’i përdornin diaspora e juaj atje”, u shpreh Tosato.
Gjatë këtij takimi u hapën shumë mundësi bashkëpunimi duke filluar që nga digjitalizimi i bibliotekave, pasurimi i tyre e deri tek shkëmbimi i kuadrove të arsimit si dhe u fol për mundësinë e formimit të një gjimnazi në gjuhën frënge.
Mysafirët zviceranë u takuan edhe me disa drejtorë të drejtorive të komunës së Ferizajt dhe folën hollësisht për formate bashkëpunimit. Mysafirët zviceranë vizituan edhe Bibliotekën “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














