E-Diaspora
Martohet Arnold Gjergjaj
Dasma është zhvilluar të enjten, afër Gjakovës. Ajo ishte një ceremoni private, me familjarë dhe miq të afërt të boksierit dhe sipas traditave shqiptare
Arnold Gjergjaj, boksieri i njohur profesionist shqiptar nga Bazeli ka korrur fitoren e radhës. Ai është martuar me shqiptaren nga Kosova, Marten, ndërsa dasma është bërë në një restorant afër Gjakovës, vendit të tij të lindjes.
Dasma është zhvilluar të enjten. Ajo ishte një ceremoni private, me familjarë dhe miq të afërt të boksierit dhe sipas traditave shqiptare, shkruan gazetaPlus.net.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe disa nga bashkëpunëtoret e “terminatorit shqiptar”, si dhe trajneri i tij Angelo Gallina.
Po ashtu në dasmë ishte edhe një ekip i televizionit publik zviceran SRF, i cili xhiroi disa pjesë të saj, që do të bëhen pjesë e një filmi dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së Arnoldit.
Gjergjaj shumë pak ka folur dhe bërë publike jetën e tij personale, megjithatë ai kurrë nuk ka harruar të tregojë se është shqiptar dhe se ndihet krenar për popullin dhe vendin e tij, ndërsa bashkëshorten e tij, të tashme, Martën, ai e ka prezantuar disa javë më parë përmes një postimi në profilin tij në facebook.
Arnold “The Cobra” Gjergjaj deri më tani ka zhvilluar 25 meçe të boksit profesionist, të gjitha i ka fituar (19 me nokaut), dhe nuk njeh asnjë humbje. Para tij paraqiten sfida edhe më të mëdha.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










