Shkurt.ch
SFH: Strehimi nëntokësor, në shpërputhje me të drejtat e njeriut
“Strehimi nëntokësor nuk është në përputhje me të drejtat e njeriut. Ne nuk jemi uritha”, ka thënë Meiner, sekertar gjeneral i "Flüchtlingshilfe"
Sekretari i përgjithshëm i organizatës për ndihmë refugjatëve “Schweizer Flüchtlingshilfe” (SFH) Beat Meiner është i mendimit se çështja e azilit në Zvicër nuk merret me seriozitetin e duhur. “Problemi kryesor qëndron në atë se çështja e refugjatëve në përgjithësi këtu nuk trajtohet me të njëjtin përkushtim siç bëhen punët tjera”, ka thënë Meiner në një intervistë për gazetat “Tages Anzeiger” dhe “Bund”.
Sipas tij, dikush që bën politikë serioze dhe të përgjegjshme në fushë të azilit, nuk mund të profilohet në këtë vend. Kësaj i shtohet pastaj perceptimi i gabuar se duke bërë sa më pak, gjoja ulet atraktiviteti i Zvicrës si vend azili. Por, sipas tij, frikësimi i azilkërkuesve është diçka që nuk funksionon. “Po të ishte ndryshe, që nga revidimi i ligjit të azilit, të bërë nga Blocheri në vitin 2006, në Zvicër nuk do të vinte më asnjë refugjat”.
Meiner më tutje thotë se mungesa e strehimoreve për azilkërkues, që është evidente në gjithë Zvicrën, ka një qëllim politik prapa. Ajo mbështetet në një vendim të gabuar strategjik të Bliocherit, i cili si ministër drejtësie në vitin 2007 i ka përgjysmuar strukturat e azilit.
Strehimoret e planifikuara emergjente si ato aktualisht në Kantonin e Bernës janë me çmim të lirë, por “strehimi nëntokësor nuk është në përputhje me të drejtat e njeriut. Ne nuk jemi uritha”, ka thënë Meiner. Nuk është në rregull që refugjatët të mos strehohen me dinjitet. Sidomos në rastin aktual, kur konsiderohet se shumë nga azilkërkuesit do të mbeten këtu për kohë të gjatë”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












