E-Diaspora

Shaqiri mes Atletico Madridit dhe Juventusit?

Fillimi i sezonit të ri me Bayernin e ka gjetur Shaqirin sërish në stolin e rezervistëve, gjë që ka rritur frustrimin e tij të filluar nga viti i kaluar lidhur me pozicionin në skuadër

Por, ndërkohë, klube tjera të mëdha evropiane po shprehin interesim për shërbimet e xhuxhit magjik. Së fundi ka qenë Atletico Madrid i Spanjës që ka prezantuar një ofertë për shqiptarin nga Zvicra.

Sipas gazetës spanjolle “As”, skuadra nga Madridi do ta përmbyllë afatin e transferit që përfundon këtë të diele, me angazhimin e Shaqirit.

Trajneri i kampionit spanjoll, Atletico, Diego Simeone synon përforcimin me çdo kusht të repartit sulmues të klubit të tij. Krahas Shaqirit, sipas gazetës së përmendur ai në listën e tij ka edhe futbollistët si Alessio Cerci dhe Ezequiel Lavezzi.

Por Siemone mund të ketë problem me konkurrencën, pasi që edhe Juventusi i Torinos ka shfaqur interesimin e tij për shërbimet e Shaqës. Dhe  garës në mes të kolosëve të futbollit evropian për Shaqirin i mbeten fare vpak ditë deri në përmbylljen e saj…