Shkurt.ch
Së shpejti me koncept të ri për azilin
Gjatë qëndrimit në qendrat federale, azilkërkuesit nuk do të kenë të drejtë pune. Por, pas caktimit nëpër kantone, atyre u hiqet ndalesa e punës
Këshilli Federal e ka dërguar në parlament për përpunim reformën e madhe të azilit. Edhe pas konsultimeve të bëra në parlament, qeveria këmbëngul në pikat kryesore të reformës së propozuar. Sipas saj, procedura e azilit në të ardhmen dhet të zgjasë maksimalisht 140 ditë dhe gjatë kësaj kohe azilkërkuesit duhet të mbahen në qenddtat federale të strehimit.
Ndërkohë mbetet e hapur se në cilat vende do të hapen qendrat e përmendura federale. Ato do të caktohen në bashkëpunim të ngushtë në mes të federatës (BFM-së) dhe kantoneve. Koncepti në tërësi do të jetë i gatshëm deri në fund të vitit 2014.
Risi për azilkërkuesit është e drejta që ata do të kenë për një këshillim dhe përfaqësim juridik pa pagesë. Me këtë është siguruar që procedurat e përshpejtuara të azilit të jenë korrekte.
Në fillim të vitit federata, kantonet dhe komunat ishin pajtuar në parim që të ndahen gjashtë regjione të azilit, secili me nga disa qendra federale për pranim të azilkërkuesve, shkruan srf.ch. Në to duhet të ketë vend për 5000 azilkërkues ndërsa aktualisht janë në dispozicion 1400 vende, të shpërndara në pesë qendra pranimi dhe procedure.
Këshilli Federal po ashtu ka përshtatur qëndrimet lidhur me të drejtën e punës. Gjatë qëndrimit në qendrat pranuese federale, azilkërkuesit nuk do të kenë të drejtë pune. Por, pas caktimit të tyre nëpër kantone, atyre u hiqet ndalesa e punës. Aktualisht azilkërkuesit në Zvicër gjatë tre muajve të parë pas bërjes së kërkesës për azil nuk kanë të drejtë pune.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













