Shkurt.ch
Së shpejti ngrihet padia kundër Azem Sylës?
Gjykata Administrative e Soloturnit kishte konstatuar se Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar për vite me radhë sistemin e këtushëm social"
Rasti i ish deputetit të Parlamentit të Kosovës, Azem Syla është drejt përfundimit. “Procedura ka ecur mjaft shumë përpara. Hetimi penal për mashtrim do të përmbyllet në javët në vijim”, ka thënë një zëdhënëse lidhur e rastin.
Në mars të vitit 2012 prokuroria kishte hapur hetimet kundër Sylës, duke u mbështetur në një kallëzim penal të bërë nga fondi (arka) i kompensimeve e Solothurnit. Kallëzimi ka të bëjë me “shfrytëzimin e bërë padrejtësisht të të ardhurave suplementare në vlerë të 426 mijë frangave. Gjykata Administrative e Soloturnit në shkurt të vitit 2012 në vendimin e saj kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar në mënyrë të konsiderueshme për vite me radhë sistemin e këtushëm social”.
Lidhur me këtë konstatim gjykata në fjalë kishte vëtetuar vendimin e mëparshëm për dëbimin nga Zvicra të Sylës.
Azem Syla ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e shtyrë lëndën deri në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë, shkruan solothurnerzeitung.ch. Por, pas vendimit negativ, ai në muajin maj të vitit 2012 ai ishte detyruar të braktiste Zvicrën.
Ish komandant i Shtabit të Pëgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, Syla në vitin 2010 qe zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës, përkundër faktit se zyrtarisht ishte i regjistruar se jetonte në Biberist, Kantoni Solothurn i Zvicrës, shkruan gazeta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












