Lajme
Gjermania, vendi më tërheqës për azilkërkuesit nga Ballkani
Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2014 rreth 4600 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar azil në Gjermani
Autoritetet gjermane për migrim dhe refugjatë thonë se bëhet fjalë për rritje të interesimit për emigrim në Gjermani në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shumica e kërkesave për azil vijnë nga Serbia. 11.858 qytetarë të këtij vendi për gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë kërkuar azil në Gjermani. Nga Bosnjë dhe Hercegovinë për të njëjtën periudhë për azil në Gjermani është raportua për 4157 kërkesa azili. Më pas vijnë kosovarët me 2956 kërkesa dhe Mali i Zi me 780 kërkesa.
Në Gjermani çdo vit ndryshojnë dispozitat ligjore për azilkërkuesit nga Ballkani.
Tashmë Gjermania po bëhet gati të bëjë ndryshimin e legjislacionit për ti shtrënguar procedurat për marrjen e azilit, posaçërisht për Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
Deri në fund të këtij muaji pritet që Budestagu të vendos lidhur me projektligjin me të cilin do të shkurtohen procedurat për depërtimin e të gjithë kërkuesve për azil nga vendet e lartpërmendura.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar









