Shkurt.ch
Popullsia e botës do të rritet nga 7.2 në 12.3 miliardë
Popullsia po rritet, parashikimet janë gjithnjë e më drastike. Veçanërisht alarmante janë shifrat që vijnë nga Afrika.Popullsia e botës do të rritet ne vitin 2100 nga 7.2 në 12.3 miliardë
Sot jetojnë 7.2 miliardë njerëz në tokë. Fundi i shekullit do të sjellë deri 12.3 miliardë banorë,ngase probabiliteti është i lartë. Kështu të pakten thotë një raport nga hulumtuesit Patrick Gerland nga Kombet e Bashkuara (OKB) në Nju-Jork, i cili është publikuar në revistën “Science”, sipas analizës statistikore të shifrave të OKB-së nga 2012.
Shkencëtarët analizuan shifrat e OKB-së nga viti 2012, duke përdorur metodat e reja të teorisë së probabilitetit. Ata kanë siguruar të dhënat e fundit mbi AIDS në Afrikën jugore. Në këtë mënyrë, prognozat duken të jenë më të sakta, shkruajnë studiuesit.
Në Afrikë popullsia do të rritet më shumë se katërfish nga sot, afërsisht një miliard më 2100.
Arsyeja kryesore, sipas tyre, është shkalla e lartë e lindjeve. Edhe pse tashmë kishte rënie në 4.6 fëmijë për një grua. Në kontinente të tjera, rënia ka qenë më e shpejtë. Prandaj, sipas studiuesve, duhet më shumë arsim për gratë dhe më shumë kontraceptive janë të nevojshme.
“Rritja e shpejtë e popullsisë në vendet me përqindje të lartë të lindjeve mund të sjellë më shumë sfida”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











