Shkurt.ch
Strasburgu i ndalon Zvicrës dëbimin e familjes afgane
Por, parimisht ajo nuk e ndalon kthimin nga Zvicra të azilkërkuesve që për herë të parë janë paraqitur në Itali
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg me një vendim të saj të marrë së fundi, ia ndalon Zvicrës dëbimin e një familjeje afgane në Itali. Por, parimisht ajo nuk e ndalon kthimin nga Zvicra të azilkërkuesve që për herë të parë janë paraqitur në Itali.
Familja afgane kishte kaluar përmes Italisë në vitin 2011 në Zvicër ku kishte kërkuar azil. Pasi që Zvicra i kishte refuzuar, afganët ishin ankuar në Gjykatën e Strasburgut me arsyetimin se në Itali nuk mund të ktheheshin për shkak të trajtimit jo të mirë të azilkërkuesve atje.
Ky vendim është pritur me interes të madh në Zvicër pasi që, në rast se ankesa e familjes do të pranohej në plotësi, atëherë Zvicra nuk do të kishte të drejtë t`i kthente azilkërkuesit të cilët vendin e parë të strehimit e kane pasur Italinë. Dhe, azilkërkues të tillë në Zvicër janë shumica dërmuese.
Autoritetet zvicerane kishin kundërshtuar ta trajtonin kërkesën për azil të familjes në fjalë. Ato donin që familjen me tetë anëtarë ta kthenin në Itali pasi që ajo disa vite më parë, kishte hyrë në hapësirën e BE-së përmes Italisë, shkruan srf.ch. Në këso raste, Marrëveshja e Dublinit parasheh kthimin ose dëbimin në të ashtuquajturin e “vendin e parë pranues, që në këtë rast është Italia.
Gjyqtarët nga Strasburgu janë të mendimit se Zvicra është e detyruar të kërkojë garanci nga Italia se familja afgane nuk do të shpërndahet por do t i sigurohet qëndrim i përbashkët në rast të dëbimit në Itali.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













