Tematike
Mediet zvicerane “bien në provim” në raportimet e tyre për romët
8 gazetat në gjuhën gjermane që janë analizuar, pothuaj pa përjashtim raportojnë njëanshëm dhe negativisht mbi romët, duke përdorur stereotipat e vjetër
“Ata kërkojnë lëmoshë, vjedhin, bëjnë shamatë dhe i dërgojnë gratë të prostituohen, janë të paarsimuar dhe nuk duan të integrohen”. Ky është stereotipi mbi të cilin raportojnë në mënyrë të njëanshme mediet e Zvicrës gjermane lidhur me romët. Së paku në këtë konstatim ka ardhur një studim i realizuar nga fondacioni i Romëve të Zvicrës. Ai për pesë vite me radhë ka bërë një analizë të tetë gazetave të Zvicrës gjermane, në të cilat në një mënyrë apo tjetër rrahet tema e romëve, si në rubrikat e jashtme, vendore ose ato lokale. Bëhet fjalë për 297 artikuj të analizuar të 147 gazetarëve të gazetave “NZZ”, NZZ am SOnntag”, Tages Anzeiger”, “Sonntags Zeitung”, “Wochenzeitung”, “Weltwoche”, “Beobachter”, “blick” dhe “20 Minuten”.
Ditë më parë fondacioni në fjalë ka bërë prezantimin e studimit para medieve ndërsa ajo që ka dalë nga ky prezantim ka qenë shokante dhe e rrezikshme: Që të gjitha, 8 gazetat, pothuaj pa përjashtim raportojnë njëanshëm dhe në mënyrë shumë negative mbi romët, duke përdorur stereotipat e vjetër, mitet dhe paragjykimet, pa i vënë ato në pyetje, dhe pa përmendur as si përjashtim në ndonjë rast se shumica e romëve janë të integruar dhe jetojnë pa rënë shumë në sy.
“Jam i befasuar nga rezultati kaq i qartë negativ”, ka thënë drejtori i Fondacionit të Romëve të Zvicrës, Stephane Laederich. Autorët e studimit janë befasuar në mënyrë negative edhe për interesimin e vogël të medieve lidhur sme tudimin e tyre. 470 gazetarë kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në prezantim, 147 prej tyre edhe personalisht për shkakun se ishin autorë të teksteve të analizuara, ndërsa vetëm katër gazetarë gjithsej kanë marrë pjesë në prezantim!
Studimi konstaton se këto 8 gazeta, sado që ndryshojnë shumë nga njëra tjetra, kur është fjala për romët dallojnë vetëm në shkallën e hijesimit të figurës negative të stereotipit për romët. Dhe kjo figurë është ajo që dihet: romët jetojnë në struktura arkaike klanore familjare etj.
Laedrich nuk e mohon se ka edhe romë që vërtet jetojnë kështu në Zvicër. Por ai thekson se shumica e madhe e romëve këtu janë të integruar. AI ka shtuar se mënyra e tillë stereotipe e përshkrimit të romëve nuk gjendet kaq e theksuar në vendet tjera si në Gjermani, Francë, Austri etj.
Sipas fondacionit, në Zvicër jetojnë rreth 80 mijë romë. Dhe, ata që tregojnë se janë romë, “menjëherë do të pyeten nëse dinë shkrim-lexim ose së paku dinë të vallëzojnë”, ka përshkruar Laeterich paragjykimin mbizotërues. Pastaj ai ka pyetur: A pyeten njësoj pjesëtarët e pakicave tjera? A nuk na mëson historia se ku na çojnë paragjykimet e tilla dhe sa të rrezikshme janë ato?”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










