Tematike
Ndihmat shtesë (EL) shteti do t`i nxjerrë nga trashëgimtarët, pas vdekjes së prindërve
Mbi bazë të këtij ndryshimi të ligjit, trashëgimtarëve të të vdekurve të cilët për të gjallë të tyre kanë marrë kompensimin e përmendur, do t`u merret prona e trashëguar, për të paguar atë që kanë shfrytëzuar prindërit e tyre
Nga viti 2021 do të ndryshojnë rregullat: përfitimet kompensuese ose shtesë (Ergänzungsleistungen EL) të cilat u paguhen pensionistëve kur pensionet nuk u mjaftojnë për të jetuar, pas vdekjes së tyre duhet t`i kthehen shtetit. Në të vërtetë, shteti do t`ua marrë nga trashëgimia që kanë lënë paratë e dhëna si kompensim, me disa kushte, shkruan srf.ch. Kjo, përkundër faktit se pagesa e EL është detyrim kushtetues që shteti ka ndaj qytetarëve të këtushëm.
Ligji parashikon që në radhë të parë të hollat për kthim të sigurohen nga pasuria eventuale që ka pasur i vdekuri, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast duhet të jenë në dispozicion së paku 37500 franga për personat që kanë jetuar vetëm ndërsa 60 mijë franga për çiftet. Ndërsa më e lartë është shuma për pronarët e banesave ose shtëpive private. Në këto raste, çmimi i banesës duhet të jetë së paku 112.500 franga ose nën disa kushte madje, 300 mijë franga, për të nxjerrë nga to “borxhin” që personat tashmë të vdekur ia kanë sigurimit.
Këto ndryshime të ligjit janë bërë, pa shumë bujë, në muajin mars në Parlament. Emisioni i SRF-së “10vor10” raporton se mbi bazë të këtij ndryshimi të ligjit, trashëgimtarëve të të vdekurve të cilët për të gjallë të tyre kanë marrë kompensimin e përmendur, do t`u merret prona e trashëguar, për të paguar atë që kanë shfrytëzuar prindërit e tyre.
Sipas hulumtimeve të bëra nga emisioni i përmendur, shteti merr çdo shumë nga pasuria që kalon 40.000 frangat, që ka lënë si trashëgimi i vdekuri, transmeton albinfo.ch. Te çiftet, kjo bëhet vetëm kur të dy partnerët të kenë vdekur. Një veprim i tillë mund të bëjë që trashëgimtarët të detyrohen të shesin shtëpinë ose banesën, për të paguar borxhin që prindërit e tyre e kanë marrë në emër të EL.
Kthimi i “borxhit” i këtij lloji bie në sy për faktin se për herë të parë, një përfitim i ligjshëm nga sigurimet shoqërore të federatës po bëhet i kthyeshëm (me detyrim kthimi), thonë ekspertë ligjorë për “10vor10”. Kështu, profesori i të drejtës së sigurimeve shoqërore në Universitetin e St. Gallenit, Hardy Landolt e quan këtë veprim “anulim të pjesshëm të të drejtës për trashëgimi”. Detyrimi për shlyerjen e kompensimit është sipas tij në fakt shpronësim.
Arsyeja e ndryshimit të ligjit të përmendur ka qenë rritja e vazhdueshme e përfitimeve kompensuese (EL) në Zvicër. Në dy dekadat e fundit kostoja e tyre është rritur për më shumë se dyfish, duke arritur në rreth 5 miliardë franga aktualisht, transmeton albinfo.ch. Ndërsa detyrimi i shlyerjes së tyre llogarotet se do t`i kthejë shtetit rreth 150 milionë franga në vit.
Ndryshimi i ligjit në parlament ishte iniciuar nga deputetja e CVP-së Ruth Humbel. E pyetur nga SRF, ajo ka thënë se nuk ekziston një e drejtë e njeriut për trashëgimi. Prandaj, kush ka një pasuri, nuk e ka ekzistencën të rrezikuar. Dhe të qenët me ekzistencë të rrezikuar është kusht për të marrë EL.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














