Kosova
“Ne jemi sytë dhe veshët e KFOR-it”, thonë në misionin zviceran në Kosovë
Ata janë “Sytë dhe veshët e KFOR-it”, sqaron oficerja profesioniste Karine Wilhelm, nënë e dy fëmijëve të rritur, e cila është për herë të katërt në mision në Ballkan
Këto ditë mbushen plot 20 vjet të pranisë së ushtarëve zviceranë (Misioni Swisscoy) në Kosovë. Ata ndodhen me mision atje, në kuadrin e KFOR-it që nga vjeshta e vitit 1999, fare pak muaj nga çlirimi i Kosovës.
Gjatë kësaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra. Veç tjerash, KFOR-i ka reduktuar shumë personelin e tij. Ndërsa kontingjenti më i ri i Swisscoy-t që ka filluar shërbimin në tetor 2019, përbëhet nga 165 ushtarë.
Krahas mbështetjes në fushën e logjistikës dhe trafikut ajror, ndër detyrat kryesore të Swisscoy-t është edhe ushtrimi i kontrollit me ekipet e lidhjes dhe vëzhgimit (LMT).
Agjencia e lajmeve dhe e fotografisë Keystone-SDA ka publikuar sot një artikull të gjerë dhe një emision, ku përcillet puna e LMT (Liaison and Monitorimng Teams) me selinë në jug të vendit, në Prizren.
“Ne jemi sytë dhe veshët e KFOR-it”. Në këtë rol e shohin veten ushtaret dhe ushtarët e kontingjentit të 41-të zviceran të Swisscoy-t, të stacionuar këtu nga tetori i këtij viti.
Shkrimi fillon me përshkrimin e një dite me diell, por të eklipsuar nga tymi i hirët që vjellin oxhaqet e KEK-ut, transmeton albinfo.ch. “Ajri i papastër është një përcjellës i përhershëm i 165 ushtarëve të Swisscoy-t në Kosovë. Oficeri Stephan Jedelhauser thotë se në fillim e ka pasur të vështirë me këtë ambient por me kohë është mësuar.
Jedelhauser është komandant i bazës së Logjistikës në Novosellë (Komuna e Vushtrrisë). Ai “komandon” një mori (rreth 120) automjetesh ushtarake si dhe të ndërtimit e të pastrimit të borës, një punëtori zdrukthtarie etj. Godina ku janë strehuar ushtarët zviceranë është ndërtuar në stilin e një “Chalet”, shtëpie malore tipike zvicerane.
Ushtarët e kampit të Novosellës përbëjnë një të tretën e të gjithë kontingjentit zviceran në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Ata kujdesen për furnizimin me gjithçka të ushtarëve tjerë zviceranë në katër kampe tjera të shpërndara nëpër Kosovë.
Tri herë në javë trupa e Jedelhauser-it furnizon edhe ekipin LMT në Prizren, të vendosur në një godinë madhështore në qendër të qytetit. Ndonëse më shumë se 90% të banorëve janë shqiptarë, në qytetin me 140.000 banorë jetojnë edhe pakica si serbë, turq, boshnjakë dhe romë.
Që nga trazirat e rënda të vitit 2004, kur në Prizren ishin djegur kisha ortodokse dhe shtëpi serbësh, Swisscoy nuk ka regjistruar më pothuaj fare tensione ndërfetare, thotë komandanti i trupës prej 9 ushtarkëve zviceranë këtu, Giacomo Salvi. Sipas tij, tani këtu bëhet fjalë vetëm për dallime gjuhësore dhe kulturore.
Së këndejmi, misioni i trupës është qëndrimi në kontakt me popullatën, kuptimi i nevojave të tyre, dëgjimi aktiv i preokupimeve të tyre dhe pastaj informimi i komandës së KFOR-it për potencialin eventual të krizës. Krahas kësaj, ata kontrollojnë nëse rrugët në rrethinë janë të lira për qarkullim ose ka bllokada.
Ata janë “Sytë dhe veshët e KFOR-it”, sqaron oficerja profesioniste Karine Wilhelm, nënë e dy fëmijëve të rritur, e cila është për herë të katërt në mision në Ballkan.
Ushtarët e Swisscoy-t së bashku me përkthyesit lokalë kalojnë nëpër qytetin pitoresk me xhamitë dhe kishat e tij historike të qytetit të vjetër, duke u shikuar me kureshtje nga qytetarët. Përmes kësaj lindin rregullisht biseda spontane, ftesa për kafe ose kërkesa për një selfie të përbashkët, thotë oficeri profesionist Mirko Della Pietra. Në këtë mënyrë ata dëgjojnë pulsin e qytetarëve”, shton ai.
Ai është i bindur se ushtarët e Swisscoy-t në sektorin e tuij janë shumë të mirëpritur. Njerëzit vlerësojnë praninë e tyre dhe pavarësinë e tyre kështu që ata kanë respekt ndaj uniformës së ushtrisë zvicerane.
Kosovarët kanë një imazh tjetër për ushtritë”, thotë oficeri zviceran, transmeton albinfo.ch. Një dëshmi për këtë është se sipas sondazheve, ata më shumë i falin besimin e tyre KFOR-it se sa policisë kosovare. Për këtë arsye, njerëzit e tij kanë mundësi të komunikojnë me të gjitha etnitë “qofshin serbë të Kosovës ose shqiptarë të Kosovës”.
https://www.telem1.ch/news/20-jahre-friedensmission-im-kosovo-135931700
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












