Kosova
300 milionë euro Serbia duhet t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës
Është bërë e ditur se afër 300 milionë euro, shteti i Serbisë duhet t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës, sipas aktvendimit të Gjykatës së Strasburgut.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se kjo gjykatë u ka dhënë të drejtë qytetarëve të Kosovës që t’i marrin kursimet që i kanë pasur të deponuara në bankat e Serbisë, në kohën e paraluftës, raporton KTV.
Po ashtu, Jashari më 25 korrik të këtij viti u është drejtuar institucioneve të Kosovës me propozimin për themelimin e një zyre, ku qytetarët do të mund t’i dorëzonin dëshmitë që kanë në lidhje me kursimet e tyre.
Shpresa mbetët që me formimin e qeverisë së re, kjo çështje do të zgjidhet.
Qytetarët shprehen skeptikë nëse dikush nga institucionet do të mund t’ua kthejë ato para.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale është kompetente, por që është e gatshme të ofrojë çdo asistencë që kërkohet.
“Për këtë çështje, MPMS-ja është kompetente. Ajo ka qenë dhe është në kontakt me Avokatin e Popullit. Ministria e Financave është e gatshme të ofrojë çdo asistencë që kërkohet. Por, çështja e pensioneve është kompetencë e MPMS-së”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Financave.
Ndërkohë, Banka Qendrore e Kosovës, kanë thënë se banka e Serbisë dhe shteti serb po refuzojnë bashkëpunimin për këtë çështje.
“Pas kërkesës nga Avokati i Popullit, më 17 shtator 2019, Guvernatori Mehmeti ka adresuar një shkresë zyrtare te guvernatorja e bankës së Serbisë, me ç’rast janë kërkuar informata të hollësishme rreth kësaj çështjeje, mirëpo ende nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje. Nga ajo që mund të shihet, mund të themi se banka e Serbisë dhe shteti serb po refuzojnë të bashkëpunojnë në një çështje që ka të bëjë me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne në vazhdimësi e kemi ngritur këtë çështje në takime të ndryshme që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e të drejtave të qytetarëve tanë”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni Gjatë festave të Pashkëve, trafiku drejt jugut në Kalimin e Gotthard-it pritet të jetë i rëndë,... -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale












