Lajme
Zake Prelvukaj, me dy vepra në “Paks Gallery” të Vjenës
Prishtinë, 9 janar – “Paks Gallery” me qendër në Vjenë, ka bërë publik programin e ekspozitave për këtë vit.
Synon që nëpërmjet tyre të shpalosë artin e shekujve XX dhe XXI. Galeria me tri lokacione në Austri – nga një në Vjenë, në Kështjellën e Hubertendorfit dhe në “Palais Werndl” në qytetin Steyr – sikurse një në Münich të Gjermanisë, është një nga galeritë më me nam në Evropë, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Nëntë ekspozita do të jenë pjesë e programit të saj për sivjet, e në njërën prej tyre që është hapur të mërkurën është paraqitur edhe arti i piktores shqiptare, Zake Prelvukaj. “What moves us” (Çfarë na shtyn të lëvizim) është titulli i ekspozitës në Vjenë, ku janë paraqitur dy vepra të saj.
Prelvukaj, e cila nuk ka qenë e pranishme në hapje të ekspozitës, ka thënë se përmes pikturave të saj në metropolin evropian ka dërguar mesazhin se njerëzit duhet të orientohen nga një jetë më e mirë. Kjo mund të kuptohet edhe përmes veprave të saj me titull “This way” (Në këtë anë). Në njërin punim ajo ka vendosur një personazh para pasqyrës. Siç ka thënë, është një reflektim mbi ndryshimet që sjell koha. Në veprën tjetër dy personazhet që nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin apo siç thotë Prelvukaj janë plusi dhe minusi. Pikturat e realizuara me teknika mjaft të veçanta për artisten, do të qëndrojnë të ekspozuara në kryeqytetin e Austrisë deri më 23 mars. Dy pikturat janë realizuar me bitulin zift dhe neostik.
Në ekspozitën “Çfarë na shtyn që të lëvizim”, përveç Prelvukajt, shpaloset edhe krijimtaria e 16 artistëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Matching Skills to Jobs” Mbështetja e sistemit të arsimit profesional, ambasadori Sprecher dhe ministrja Nagavci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektin...
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane